Këmbanat e kishave ortodokse, në të gjithë vendin dhe jo vetëm, ranë dhe u dëgjuan më fortë, se çdo herë tjetër. Kremtohen Pashkët, një nga ngjarjet më të shënuara për besimtarët ortodoksë.

Pashkë do të thotë “kalim” nga vdekja në jetë.

Qytetarët:Unë i ndjek ritualet. Kreshmën e mbajta disa ditë duke hequr dorë nga mishi, bulmeti. Ngjyem vezët e shtëpisë ditën e enjte.

Tani po marr flakën nga kisha dhe e çoj qiririn e ndezur në shtëpi.

Unë nuk jam e fesë ortodokse, por feja na bashkon. Krishti u ngjall, vërtet u ngjall!
Unë e kam Zotin në zemër.

Këto 4 trëndafila janë sa fëmijë kam. Do t’i çoj te ikonat, do lutem për familjen.

Këtë vit Pashka na gjen të vaksinuar me të dy dozat, si mua edhe bashkëshorten.

Do të mblidhemi për drekë me familjen. Ajo ma ka ushqyer mua si fëmijë besimin në Zot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA