Hidhet nga lartësia e pallatit ku jetonte, 50-vjeçarja transportohet me urgjencë në spital
02/05/2021 08:23
Një 50-vjeçare është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, duke tentuar vetëvrasjen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Xhon Belushi”, ndërsa policia njofton se gruaja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, në rrugën “Xhon Belushi” është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasja H. F., rreth 50 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel