Stërvitja më e madhe ushtarake në Shqipëri/ “Defender 21” nis në 4 maj

01/05/2021 12:38

Stërvitja ushtarake, e organizuar nga ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë, ku do të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere, do të zhvillohet dhe në vendin tonë, në 7 baza të ndryshme.

“Defender 21” do të çelet më 4 Maj dhe pritet të zgjasë deri në 9 Qershor.

Shqipëria është një nga 16 vendet mirëpritëse në zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake. Forcat tona të Armatosura, do të përfaqësohen me rreth 1000 trupa.

Ndërkohë 28.000 trupa shumëkombëshe do të kryejnë aktivitete pothuajse në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona trajnimi, të shtrira në 12 vende.

Në njoftimin për shtyp, Ministria e Mbrojtjes njofton se të gjitha aktivitete do të mund të ndiqen nga media për t’u transmetuar më pas për të gjithë shikuesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA