Kalaja e Rozafës nuk ndriçohet më/ 3 muaj pas investimit në këtë monument janë vjedhur kabllot elektrike
01/05/2021 20:30
Pamja madhështore e Kalasë Rozafa e ndriçuar gjatë mbrëmjes do t’i mungojë Shkodrës.
Vetëm 3 muaj pas përfundimit të investimit të plotë, ky monument kulture i rëndësisë së veçantë, ra pre e dorës keqbërëse të cilët gjatë natës kanë gërmuar kodrën në pjesën anësore të kalasë duke vjedhur më pas kabllot elektrike.
Denoncimi është bërë por nuk është zgjidhje njoftimi I policisë thotë Helidon Sokoli, përgjegjësi i Parkut Arkeologjik Shkodër – Lezhë pasi duhet të ndërgjegjësohen vetë qytetarët.
Projekti I radhës është ndriçimi I kalasë në Lezhë por edhe aty nuk ka siguri.
Dëmtimi i monumenteve të kulturës është një shqetësim jo vetëm në Shkodër- Lezhë por edhe në të gjithë vendin.
Top Channel