Policia ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e një 41-vjeçari të shpallur në kërkim për veprën penale ‘Vjedhja’.
Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 18.03.2021, e ka dënuar shtetasin me inicialet A.M., me 8 muaj burg e 10 ditë, për veprën penale ‘’Vjedhja”.
Njoftimi i policisë/ Sarandë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim bënë ndalimin e shtetasit A. M., 41 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 18.03.2021, e ka dënuar me 8 muaj burg e 10 ditë, për veprën penale ‘’Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel