Interi, praktikisht kampion i Italisë. Skuadra zikaltër ftoi 0-2 në fushën e Crotones dhe do ta fitonte zyrtarisht trofeun në rast se Sassuolo i merr pikë Atalantës në “Mapei Stadiumit” këtë të diel.
Një ndeshje e dominuar nga Interi, edhe pse diferenca në lojë nuk reflektohet me një rezultat më të thellë. Gjatë pjesë së parë zikaltrit u ndalën dy herë nga shtylla në tentativat e Lukakut dhe Lautaros në pjesën e parë.
Pas shumë përpjekjesh, takimin e zhbllokoi Christian Eriksen, i cili kishte rreth katër minutë në fushën e blertë, teksa kishte zëvendësuar Stefano Sensin. Golin e sigurisë për Interin e realizoi në kohën shtesë Hakimi, që përmbylli me saktësi, i vetëm përballë portierit, një kundërsulm të shpejt.
Tashmë skuadra e Contes do ta festojë kthimin pas 11 vitesh te titulli që këtë të diel, nëse Atalanta nuk fiton në fushën e Sassuolos.
Top Channel