Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Shkozet, të Durrësit, ku një punëtor ndërtimi humb jetën, ndërsa ishte duke punuar.
Viktima ishte një 51-vjeçar, i cili ra nga kati i dytë i banesës ku po punonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin me inicialet A. M., 65 vjeç.
Njoftimi i policisë/ Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në banesën e tij, ka rënë nga lartësia një punëtor, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel