Top Channel/ Ankohet Rusia: “Washingtoni na fajëson ne për çdo gjë”!

30/04/2021 15:52

Ambasada ruse në Bosnje-Hercegovinë njoftoi se po i  ndjek me shumë kujdes deklaratat e ambasadorit amerikan Eric Nelson dhe të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, të cilët sipas saj, fajësojnë Moskën për çdo të keqe që ndodh në këtë vend dhe për minimin e stabilitetit të Bosnjes e mbarë rajonit.

“ Ne mund të komentojmë mbi të tilla përfundime vetëm duke përsëritur shprehjen e ministrit të jashtë  Sergei Lavrov: mirë që nuk na e hedhin ne fajin edhe për vrasjen e Franc Ferdinandit”, thuhet në deklaratën e ambasadës së cituar nga Euractiv.

Ka pasur reagime të shumta këto ditë nga dy dokumente jozyrtare për Ballkanin, që thuhet se po qarkullojnë ndërsa pyetja kryesore është se në favor të kujt shkon kjo. Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e artikuloi hapur se “këto “ non paper” fantazmë mund ta kenë prejardhjen nga Beogradi dhe Moska.

“Nuk besoj që autorët e këtyre janë kryeqytetet perëndimore, sigurisht që jo SHBA-ja dhe as ato evropiane. Besoj që kjo vjen nga Beogradi dhe verilindja. Është interes i Federatës Ruse ta përdor Ballkanin Perëndimor për të sulmuar Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, tha Kurti në një intervistë për një grup gazetarësh që ndoqën vizitën e tij në Bruksel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA