Teuta shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj

30/04/2021 10:50
Pamje nga ndeshja

Teuta është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, pas fitores 90-84 ndaj Goga Basket, në finalen e luajtur në mbrëmje në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga”.

Ndeshja gjatë gjithë kohës ishte e hapur, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri, pa u shkëputur dot, duke e lënë të hapur emrin e fituesit.

Vetëm në 30 sekondat e fundit të ndeshjes Teuta arrin të shkëputet.

Teuta në fund nisi festën me rezultatin 90-84 pikërisht në shtëpinë e rivalëve të tyre.

 

Top Channel