Dani Carvajal dëmtohet përsëri. Futbollisti i formuar në akademinë e Realit, pësoi një dëmtim të muskujve në ndeshjen e së martës së kaluar kundër Chelsea-s dhe këtë të enjte ai iu nënshtrua testeve mjekësore që kanë konfirmuar shkallën e lëndimit: 29-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushës për të paktën tri javë.

Kjo do të thotë se Carvajal praktikisht mbyll sezonin, pasi ai do të mund të kthehej vetëm në finalen hipotetike të Championsit. Edhe nëse do të riaftësohej në kohë, do të ishte e vështirë të luante pa fituar minuta në këmbë.

Mungesa e Carvajal është një problem i madh për Zidane, pasi duhet të mendojë për një alternativë në krahun e djathtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA