Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ftuar në emisionin Breaking foli për nismën që do të nisë PS për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.
Manja tha se Meta, nuk luajti roli e presidentin , por ishte drejtuesi real i fushatës së LSI.
Ai tha se nuk ka ende një datë të qartë se kur do të nisin procedurat për shkarkimin.
Manja: Presidenti ishte drejtuesi real i fushatës së LSI. Edhe pse nuk dha dorëheqjen,Meta në sytë e shqiptarëve nuk është më president. Meta, i vetmi politikan që nxiti konflikt dhe dhunë gjatë kësaj fushate. Shqiptarët refuzuan gjuhën e dhunës dhe votuan masivisht PS.
Kemi një baze ligjore , nuk kemi ende një datë se kur do të nisë procedura e shkarkimit.
S’besoj që ka një president normal të betuar mbi kushtetutë, që u thotë qytetarëve të marrin sopatat dhe sfurqet në ditën e zgjedhjeve. Ai del nga shinat e Kushtetutës , dhe bën thirrje që të marrim këto mjete e të presin duart, por qytetarët dolën model.
Pastaj doli me një deklaratë sikur ishte ky që e siguroi paqen ditën e zgjedhjeve, ky deri dje thoshte merrni sfurqet.
Top Channel