Kush është i riu nga Fushë-Kruja, që luan rol kryesor në një film horror amerikan

29/04/2021 14:53

Arbër Loci do të luajë një rol kryesor në filmin e zhanrit horror “Blood mixed”.

Në një lidhje me “Skype” për “Shqipëria live”, Arbri tregon se do të ketë dy role në këtë film. “Është një rol që jam me maskë dhe në pjesën e dytë, pjesa kryesore, është fundi i filmit. Personi që jeton duhet të më vrasë mua në fund që të vdesë vetë”.

19-vjeçari zbulon se është në rolin e një shqiptari dhe në film do të flitet shqip, por pa treguar se për çfarë bëhet fjalë.
Ky është filmi i parë ku luaj. Producenti më pëlqeu edhe për trupin, bëj vazhdimisht palestër që të mbaj trupin në formë. Në shtator do të filloj shkollën e lartë për aktrim”, rrëfen i riu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA