Ftesë në 5/ 22 vjeçarja më e votuara në listën e PD për qarkun Durrës: Jam shumë krenare, “luftova” me burra!

29/04/2021 19:08

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për të gjitha gratë e njohura të politikës, që ia dolën të kryesonin listat e partive të PD dhe PS.

22 vjeçarja Andia Ulliri ishte një nga më të votuarat e listës së Pd për qarkun Durrës. Konkretisht ajo renditej në vendin e 6-të në listën e PD dhe deri në këto momente ka grumbulluar 5552, duke lënë pas kandidatë të tjerë.
E pyetur nga Bieta, Andia tregoi se është shumë e lumtur dhe e nderuar që do të ketë mundësi të përfaqësojë të rinjtë në parlamentin shqiptar.

“Unë kandidoj për zonën Fushë Krujë dhe aty gjithnjë ka pasur kandidatë të gjinisë mashkullore. Kësaj here për të herë të parë ka pasur një figurë femërore që jam unë. Jam me të vërtetë e nderuar që kam qenë pjesë e listës dhe që së shpejti kam mundësinë të jem në parlament. Paragjykime mund të kem pasur, duke qenë se kam kandiduar në zonë konservatore. Por duke parë rezultatin, kjo gjë duket se ka ndryshuar”, u shpreh Andia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA