25/12 20:31
Kandidati socialist për deputet në Qarkun e Tiranës Fatmir Xhafaj ka thyer bindshëm kufirin prej dhjetë mijë votash që nevojiten për të thyer listën e kandidatëve.
Burime nga shtabi zgjedhor i zotit Xhafaji, i thanë gazetës TemA se deri në rreth 60 për qind të kutive ata kanë rreth 12 mijë vota. Shifra mund të rritet akoma më shumë në kutitë e mbetura, por ndërkohë Xhafaj është deputeti i parë i cili konfirmohet jashtë kufirit të pritshëm të listës së partisë, në Tiranë.
I renditur në listën e qarkut të Tiranës me numrin 23, ish kreu i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi mundi të votëbesohet përtej votave që nevojiteshin për të thyer herësin.
Top Channel