Dy socialistë thyejnë listën në Tiranë/ Fatmir Xhafaj dhe Orlando Rakipi grumbullojnë vota më shumë se herësi

29/04/2021 15:10

Ethet e renditjes në hit-paradin elektoral të 25 Prillit, nuk kanë mbaruar ende për 433 kandidatët e qarkut Tiranë.

Deri më tani për votën e kandidatëve janë numëruar 981 kuti votimi nga 1243 në total.

Gara është e fortë në listët e PS Tiranë, ku i 23 ti në këtë listë ish ministri Fatmir Xhafaj, me votat personale të mbledhura 16.245 shkon i sigurt drejt parlamentit.

Orlando Rakimi djali ish-deputetit të PDIU Aqif Rakipi, i 30-ti të listët socialiste, në hambarin e tij elektoral ka depozituar 12,760 vota duke siguruar vendin e deputetit .

Me këtë rezultat të Xhafajt dhe Rakipit rrezikohen të mbeten jashtë parlamentit Eduard Shalsi, Ervin Bushati ose Fidel Ylli.

Por gjithçka do të qartësohet me përfundimit total të numërimit të votës së Tiranës.

Belinda Balluku renditet e dyta më e votuar në listën socialiste me 13.142.

Një votë të lartë preferenciale ka marrë në qarkun Tiranë e në veçanti bashkinë Kavajë Etjen Xhafaj me 10.384.

Ndërsa Elisa Spiropali me 7.310 vota ka parakaluar kundërshtarin e saj në Kamëz demokratin Flamur Noka që ka mundur të marrë vetëm 6.169.

Listën e PD Tiranë e udhëheq si më i votuari Lulzim Basha me 13.164 pasuar nga Agron Shehaj me 10.985 dhe Belind Këllici 8.174 I cili ka lënë pas me një avantazh prej 2.548 votash ish numrin 1 të PD Sali Berisha.

Ori Nebiaj në debutimin e saj të parë si kandidate për deputete renditet në top 10 listët e kandidatëve të votuar nga lista e PD.

E pyetur nga Top Channel nëse vota preferenciale është duke u numëruar drejt e me transparencë ajo jep këtë përgjigje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA