“Nëse merr ai (Veliaj) në Kavajë dhe në Rrogozhinë 7% të votave, ja ku këtu jemi burrash që unë e lë këtë mandat”. Ky premtim është bërë nga Grida Duma më 6 mars të këtij viti ku ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një takim me banorë të fshatit Blerimaj në Kavajë sfidoi hapur Erion Veliaj që ishte në këto zgjedhje drejtues politik i PS në qarkun Tiranë.

Tashmë që zgjedhjet mbaruan dhe rezultatet dolën, pyetja që mbetet për Grida Dumën është: A do e lësh mandatin? Partia Socialiste vulosi më 25 prill rezultatin pozitiv edhe në Kavajë, qytetin që Sali Berishës i ka dhënë disa mandate dhe ku Grida Duma shpalli sfidën e saj elektorale, por pësoi humbjen e tretë radhazi. Madje fitorja e socialistëve në këto dy bashki ka qenë edhe më e thellë se ajo e vitit 2017.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA