Një 44-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko”.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat që e kanë detyruar 44-vjeçarin të ndërmarrë këtë veprim ekstrem, por grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Informacion paraprak
Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetasi E. K., 44 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Top Channel