Shfuqzimi i ligjit “Për strehimin social”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve

28/04/2021 16:37

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë për shfuqizimin e ligjit “Për strehimin social”.

Kërkesa e tyre ishte për shfuqizimin e nenit 19, i cili parashikon që kompanitë e ndërtimit që aplikojnë për leje me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2 000 metra katrorë, duhet të japin pa shpërblim të paktën 3 për qind të sipërfaqes funksionale, në favor të fondit publik të banesave sociale.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata konstatoi mungesën e legjitimimit në drejtim të përfaqësimit të kërkuesve dhe vendosi të refuzojë kërkesën për shfuqizim dhe pezullim të ligjit “Për strehimin social” deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi përfundimtar do të shpallet brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”, i ndryshuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA