Roboti që mund të gatuajë ‘paella’ çudit shefat e kuzhinës në Spanjë (foto-video)

28/04/2021 21:07

Të fiksuarit pas ‘paella-s’ spanjolle mund të stepen pak nga idea, por krijuesit e krahut robotik “kuzhinier” thonë se është vetëm një tjetër mjet që kursen krahun e punës.

Kompjuterët autonomë që mund të kthehen prapa në kohë për të zhdukur njerëzimin, janë vërtet një ide tmerruese, por po ashtu mund të konsiderohet nga banorët e Valencias në Spanjë, gatimi i pjatës tradicionale ‘paella’, nga një krah prej hekuri.

Që prej prezantimit në një panair ushqimi muajin e kaluar, kuzhinjeri i parë robot në botë ‘paellero’ është bërë i famshëm në Spanjë. Duke i caktuar programin e zgjedhur për sofrito, oriz, mish apo ushqim deti, ai montohet në një sobë gatimi dhe bën vetë pjesën e mbetur.

Roboti thuhet se ka tërhequr interes nga hotele dhe restorante, megjithse shumë të fiksuar pas ushqimit mund të hidhen përpjetë nga idea e një roboti që përzien orizin, perimet e mishin e tyre. ‘Paella’ është pjata më e njohur e ushqimit bazë në Spanjë, me origjine nga Valencia, ku përzihen orizi, perime e proteina, ose me mish ose me fruta deti te skuqura.

Enrique Lillo, një prej krijuesve, tha: “Është një robot multifunksional: tani është duke gatuar oriz sepse është i lidhur me tenxheren, por nëse e vendos te friteza ai di të skuqë patate, nëse e vendos te zgara mund të pjekë burgera. Në furrë ai di të bëjë pica e kruasantë”.

“Në fund të fundit është një asistent kuzhine, nuk i le gatimet te digjen, është pak si ato makineritë që  i hedh frutat lart dhe i kthen në lëng poshtë. Njerëzit tremben dhe nuk e kuptojnë, por edhe makinetat e kafes janë ne fakt robotë. Askush nuk i shan ato dhe t’u thotë: ‘Maskarenj! Po i merrni njerëzve vendet e punës’ Kjo ka të bëjë me rritjen e kapacitetetve njerëzore”, tha ai.

Video

FOTO GALERI
1/3
Krijuesit e krahut robotik “kuzhinier” thonë se është vetëm një tjetër mjet që kursen krahun e punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA