Pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, Çiljeta poston videon: E paskam pasur këmbën e mbarë

28/04/2021 17:01

Në mars të këtij viti, Çiljeta Xhilaga, mbështeti publikisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ndoshta shumë nga ju habiten që më shikojnë sot këtu por unë di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake, si politikan, ai mbi të gjitha di të jetë një njeri, me një zemër shumë të madhe”, u shpreh në atë kohë këngëtarja e njohur.

Ndërsa një ditë më parë, Xhilaga ka reaguar pas kryesimit të Partisë Socialiste në zgjedhje. Çiljeta ka publikuar në “Instastory” një video të Veliajt, krahas së cilës ka shkruar “E paskam pasur këmbën e mbarë aty domethënë”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA