Panik në Elbasan/ Burri ngjitet mbi pemë dhe “ngre në këmbë” policinë: Do hidhem, do vdes për partinë
28/04/2021 19:59
Një burrë me probleme të shëndetit mendor ka alarmuar policinë dhe forcat zjarrfikëse pasditen e sotme pasi ka hipur tek rrapi në qendër të qytetit.
Teksa tund pemën dhe thotë që është vetëm me dy duar dhe do të hidhet. Më pas bërtet me të madhe: “Parti Enver,jemi gati kurdoherë. Po hidhem. Do hidhem, do vdes për partinë.”
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, vihet re se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shumë persona, të cilët përpiqen ta bindin që të ulet.Por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfiëkse, është bërë e mundur zbritja e tij nga pema pa shkaktuar asnjë dëm.
Top Channel