Mjeku Kalo thirrje për respektimin e masave anticovid: Nënvlerësimi i trinomit maskë, higjenë dhe distancim fizik sjell rritje infektimesh

28/04/2021 10:34

Mjeku Tritan Kalo bën thirrje që të respektohen masat-anti COVID, pasi rrezikohet që të rriten rastet e reja të infektimeve.

Ai theksoi se nënvlerësimi i trinomit ndihmues, maskë, higjienë dhe distancim fizik si dhe hezitimi për t’u vaksinuar sjell rigjallërimin e rasteve të infeksioneve nga virusi jetëlëndues dhe jetëmarrës i Sars-Cov2/Covid-19.

‘Kohë kovidiane…. 28.04.2021…. RIKUJTESË….Beteja me “armikun e padukshëm”, me “flamën mbarëbotërore” atë të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19 nuk ka përfunduar….Rënia e përkujdesit ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë pranë nesh, nënvlerësimi i trinomit mjaft ndihmues për suksesin tonë në këtë betejë: MHD (Maskë, Higjenë dhe Distancim fizik), si dhe hezitimi për t’u vaksinuar për shkak edhe të tollovisë informuese në lidhje me këtë proçes, e bën iminent rrezikun e një RIGJALLËRIMI të rasteve të infeksioneve nga virusi jetëlëndues dhe jetëmarrës i Sars-Cov2/Covid-19…. Eksperienca botërore flet në këtë drejtim dhe Grumbullimet masive gjarë fushatës zgjedhore të 25 Priilit dhe pas saj nga të gjitha forcat politike, duke mos i respektuar rregullat për kufizimin e përhapjes së infeksionit Covid-19, më shtyn të shkruaj këtë postim….Vetndërgjegësimi dhe vetkujdesja mbeten thelbësore në suksesin përfundimtar të betejës kundër Covid-19….T’i japim mundësi vetes si dhe të afërmve tanë, sidomos brezit të tretë e fëmijve tanë që më shumë i vuajtën këto 16 muaj të kufizimeve të imponuara nga Pandemija e Covid-19, të rëlaksohen dhe përftojnë nga bukuria e mirësia e Pranverës e Verës së këtij vendi të bekuar, të Atdheut tonë të përbashkët, Nënëlokes Shqipëri….Në çdo minutë ne jemi aty në krye të detyrës, që të përkujdesemi për shëndetin dhe jetët tuaja…. Together forever!!!”,  shkruan Kalo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA