Neymar zbret në Times Square në New York i veshur si “rosak”, por rosak Louis Vuitton, që kushton 4500 stërlina
Manchester City ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt finales së Ligës së Kampionëve, pasi ka triumfuar me rezultatin 1-2 me përmbysje në transfertën ndaj Paris Saint Germain.
Vendasit e nisën mirë ndeshjen në “Parc des Princes” dhe kaluan në avantazh me anë të mbrojtësit brazilian Marquinhos, i cili kërceu mirë me kokë dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë.
Anglezët reaguan në pjesën e dytë dhe barazuan me belgun Kevin De Bruyne në të 64-tën, ndërsa 7 minuta më vonë ishte Rijad Mahrez që dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë. Llogaritë e vendasve u komplikuan edhe më shumë në minutën e 77′ kur Gueye u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën me 10 lojtarë, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fundi.
Kalimi në finale është ende i hapur për ndeshjen e kthimit në “Etihad Stadium”, megjithatë “citizens” kanë tashmë avantazhin e fitores dhe dy golave të shënuar në fushën kundërshtare.
Top Channel