Lagjet e reja pas tërmetit/ Rama shkon në Thumanë për të parë ndërtimet e reja

28/04/2021 19:41

Me mbylljen e procesit të numërimit të fletëve të votimit, që i dhanë një fitore prej 74 mandatesh, Edi Rama iu rikthye punës pikërisht aty ku e la përpara nisjes së fushatës elektorale, tek rindërtimi.

Paraditja e të Mërkurës e gjeti në Thumanë nga ku pa progresin e ndërtimit të lagjes së re me banesa individuale dhe pallateve. Tashmë që gërmadhat e tragjedisë së tërmetit në Thumanë ia kanë lënë vendin kësaj panorama shprese më shtëpitë drejt përfundimit, Edi Rama e shikon këtë proces si shembullin rilindjes së shpresës tek e ardhmja.

“Gjatë këtyre tre javëve është bërë shumë punë. Thumana na ka votu, Laci nuk na ka votu por ne do të punojmë për të gjithë njësoj që të futen në shpitë e reja sa më shpejt”.

Edi Rama ngjiti shkallët e këtij pallati për të parë cilësinë e punimeve të brendshme.

Më herët kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale këtë video ku tregohet ecuria e rindërtimit në Fushë-Krujë. Videon Rama e shoqëron me komentin “ Dhe tani 3 herë më shumë punë për Shqipërinë e për shqiptarët pa asnjë dallim, për t’ju kthyer sadopak të gjithëve ju borxhin e madh, ku më zhytët të dielën e bukur të 25 prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA