Kishte shkuar me 4000 gra/ 25 vjeçarja helmon burrin ‘don zhuan’ 77-vjeçar megjithse i premtoi besnikëri (fotot)

28/04/2021 22:06

Një nuse e re ka helmuar bashkëshortin e saj milioner 77 vjeçar, megjithse i kishte premtuar se ajo ishte gruaja e fundit me të cilën do të shkonte në shtrat.

25 vjeçarja Saki Sudo, akuzohet për vrasjen e burrit të saj  ‘Don Zhuan’, i cili ishte 55 vjet më i madh se ajo, në qytetin japonez të Tanabe tre vjet më parë.

Biznesmeni i pronave të patundshme dhe huadhënies, Kosuke Nozaki, ishte martuar me vrasësen e tij të dyshuar, në shkurt 2018.

Por ai vdiq disa muaj pas martesës, njofton rrjeti Tokyo Reporter.

Më parë Nozaki ishte mburrur se kishte fjetur më 4,000 gra, dhe në vitin 2016 ai shkroi një libër me titull ‘Don Zhuani i Wakayama’.

Ai shkruan: “Arsya që unë fitoj para, është që të dal me ferma të bukura.”

Kur i kërkoi dorën Sudos, ai raportohet se e kishte pyetur: “A dëshiron të jesh gruaja ime e fundit?”

Policia beson se Sudo vrau bashkëshortin e saj me anë të helmimit akut.

Ajo e kishte gjetur burrin e moshuar të vdekur në divan, në shtëpinë e tyre në Tanabe në maj 2018.

Policia tha më herët se Nozaki kishte gjurmë drogash në sistemin trupor.

Sudo është arrestuar së fundmi në Tokio pas një kontrolli në shtëpinë e saj, dhe tashmë është dërguar përsëri në Wakayama, ku ka jetuar me bashkëshortin.

Hetimi vazhdon.

FOTO GALERI
1/4
25 vjeçarja Saki Sudo, akuzohet për vrasjen e burrit të saj 'Don Zhuan', i cili ishte 55 vjet më i madh se ajo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA