Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami thotë se “Lulzim Basha duhet të heqë dorë nga drejtimi i partisë, ashtu siç bëri Sali Berisha, pasi humbi zgjedhjet në vitin 2013”.
Mosreagimin e Berishës, Arben Imami, e shpjegon kështu: “Unë them që në princip, Sali Berisha e ka përcaktuar qëndrimin e tij. Qëndrimet përcaktohen me veprimet politike. Veprimi politik Sali Berishës, me humbjen e zgjedhjeve në vitin 2013 ka qenë i qartë me dorëheqjen e tij. Veprim prej një politikani të vërtetë, prej një njeriu atdhetar dhe qytetar. E kreu ndershmërisht detyrën e tij”.
I ftuar në Top Talk, sipas Imamit, modeli i planit të PD-së në vitin 2005, është mënyra si fitohen zgjedhjet .”Ky është modeli i Partisë Demokratike. Mënyra si ngriti frymën në zgjedhjet e 2005-ës, dha ide të reja, futi njerëz të rinj është një model se si mund të fitohet.
Berisha tani thotë që e kam treguar me dorëheqjen time, qëndrimin që duhet mbajtur. Ky tjetri bën sikur nuk e dëgjon”.
Top Channel