I pesti në listën e kandidatëve të PD në qarkun e Fierit, Nusret Avdullai, ka shprehur shqetësimin e tij për tjetërsimin e votës preferenciale në KZAZ nr. 57, por edhe në KZAZ-të e tjera në të gjithë qarkun.
Ai i bën thirrje numëruesve të numërojnë votat siç janë shprehur votuesit, pasi në të kundërt do të përballen me ligjin.
Deri më tani në të gjithë qarkun e Fierit janë numëruar 387 kuti nga 580, ndërkohë që kandidati i PDIU ka marrë 1814 vota deri më tani.
“Shqetësimi im është me tjetërsimin e votës, i bëj apel numëruesve të bëjnë kujdes se do ndiqen penalisht për çdo abuzim. Unë disponojë të gjitha materialet filmike dhe do i vëmë në dispozicion për të verifikuar çdo votë. I bëj apel të jenë korrekt me ligjin. Kemi hasur disa parregullsi këtu në KZAZ nr 57”, shprehet Avdullai.
Top Channel