Është pezulluar numërimi në KZAZ nr.22 në Durrës për shkak të gjetjes së fletëve të pavlefshme në kutitë e kësaj KZAZ.
Ato janë konstatuar gjatë numërimit të votave për kandidatët dhe kërkesa e numëruesve të LSI-së dhe PD-së për reflektimin e tyre në procesverbal nuk është pranuar nga numëruesit e PS-së, bazuar në vendimin e KQZ.
Situata është referuar në KQZ nga komisionerët e PS në këtë KZAZ.
Ferdinand Xhaferraj reagoi ndaj situatës së krijuar, duke kërkuar zhbllokimin e situatës.
“Po mbushen 6 orë që është bllokuar në KZAZ procesi i numërimit, është një nga rastet e rralla ku ata që pretendojnë se janë fitimtarë investojnë për të bllokuar procesin. Në çdo kuti po dalin fletë të pavlefshme, përfaqësues të PS nuk pranojnë të shënojnë shënime në formular. Duan të zhdukin gjurmët, në çdo zarf të PS ka fletë të pavlefshme”, u shpreh ai.
Top Channel