Burri mban në krahë 3 km trupin e gruas së vdekur nga Covid në Indi/ Krematoriumet e qenve konvertohen për krizën (fotot)

28/04/2021 17:02

Një bashkeshort në zi është filmuar duke mbajtur në krahë trupin e gruas së vdekur nga pandemia në Indi, teksa kalimtarët kishin refuzuar ta ndihmonin prej frikës së infektimit, raportonte britanikja DailyMail.

Burri i njohur në vend si Swamy, ishte xhiruar me trupin e gruas së tij Nagalaxmi të hedhur krahëve në rrugët e Kamareddy, në jug të Indisë më 25 prill.

Sipas raportimeve, policia e stacionit hekurudhor vendas ku gruaja kishte humbur ndjenjat, i kishte dhënë para burrit për varrimin por refuzonin të preknin trupin nga frika e infektimit.

Prandaj burri u detyrua të bënte vetë këtë, edhe pse detyrohej të ndalonte shpesh gjatë rrugës për të marrë frymë, shkruan DailyMail.

Në të tjera pamje nga India, trupa të rreshtuar të vdekurish shiheshin në spitalin e Ahmedabad, në rajonin e Gujarat, në pritje të identifikimit nga të afërmit.

Ndërsa në kryeqytetin Delhi një krematorium për qentë po konvertohej për trupa njerëzorë, në kuadër të krizës së valës së dytë të pandemisë në Indi, gjithmonë sipas DailyMail.

Kryeministri i Delhi, Arvind Kejrilwal paralajëmroi se vala e infektimeve po nxitet nga një variant akoma më infektues i sëmundjes që ka shtyrë spitalet drejt limiteve të tyre.

Një krematorium në rajonin e Bangalore regjistroi 3,104 kremime trupash, të regjistruar si viktima të Covid, edhe pse qyteti ka regjistruar vetëm 1,422 vdekje nga sëmundja gjatë kësaj periudhe.

Në një tjetër investigim të rrjetit vendas NDTV thuhej se krematoriumet në Delhi regjistruan 3,096 kremime trupash javës që shkoi, kur shifra totale e viktimave të Covid qëndronte në 1,938.

Në një koment për BBC Radio 4, Narendra Taneja – kreu rajonal i partisë BJP në pushtet – tha se askush nuk e di numrin e saktë të viktimave të pandemisë në Indi, por mohoi se qeveria po mbulon shifrat e sakta.

FOTO GALERI
1/17
Një bashkeshort në zi është filmuar duke mbajtur në krahë trupin e gruas së vdekur nga pandemia në Indi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA