Kandidati për deputet në listën e PD, Mark Marku ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të dalin përgjime për blerjen e votës në zgjedhjet e 25 prillit.
Marku tha se votat janë blerë me para në dorë ndërsa ka pasur edhe dhunim të komisionerëve e personave të administratës publike.
Marku: Ka 3 deputetë të blerë të futur në parlament. Mos e bëni me përdhunimin, fakti është brenda. Na kërkoni neve faktet, i kemi të gjitha faktet. Ju mendoni se PSD mund të merrte 3 deputetë. 4 i ka marrë në kohën e Gjinushit dhe duke ia falur. Ajo është parti e shitur, ia ka blerë Skënder Gjinushit. E dinë sa lekë, 400 deri në 1000 euro familja. Do dalin të gjitha të përgjuara dhe të faktuara.
Bolino: Kush e ka përgjuar?
Marku: Ne. E kemi ndjekur. Ua marrim policëve të tu. votat janë blerë me vende pune, janë blerë me para në dorë, nesër dalin videot. Para Ka dhunim të komisionerëve, ka pushime nga puna të personave të administratës publike.
Top Channel