Ditën e djeshme KZAZ në Yrshek ka ndalur procesin e numërimit të votave, pasi komisionerët ishin të lodhur. KQZ i gjobiti edhe disa prej tyre për shkak të numërimit për ritme të ulëta.
Gazetarja Anila Hoxha tha se duhet të riniste numërimi i votave, por asnjëri nuk ka mbërritur për të hapur qendrën e numërimit.
Përfaqësuesi i KQZ-së tha se janë njoftuar se ende nuk kishte nisur numërimi dhe theksoi se shpunë shpejt do të nisë pasi shumica e anëtarëve kanë ardhur.
“Ne jemi njoftuar që nuk ka filluar numërimi, për këtë kemi ardhur menjëherë. Komisionerët janë gjobitur dje për shkak të numërimit për ritme të ulëta. Ne jemi këtu për të rifilluar menjëherë procesin, një pjesë e anëtarëve kanë ardhur”, tha një prej përfaqësuesve të KQZ-së.
Top Channel