Rama flet për mandatin e tretë: Të mos i ngjajë dy të tjerave, s’kemi pse ta kemi mbytëse e ulëritëse mos dakordësinë

27/04/2021 18:37

Edi Rama ka shpallur fitoren e PS në sheshin “Skënderbej” duke folur para socialistëve për të ardhmen e Shqipërisë.

Në fjalën e tij, theksoi se socialistët dhe demokratët duhet të bëhen bashkë për të rritur ekonominë dhe mirëqenien, jo të nxirë rrugët e komunikimit me ziftin e rrugëve.

Mandati i tretë nuk duhet t’i ngjajë dy të tjerave dhe nuk duhet që mosdakordësia mes palëve të jetë ndotëse, mbytëse dhe ulëritëse.

Edi Rama: Unë dua që Shqipëria të mos vuajë më nga dora e mbrapshtë e robit që e ka penguar këtë popull që ta marrë pjesën e tij nga kjo dhuratë e popullit me emrin e bukur “Shqipëria”. Dua që Shqipëria të bëhet vendi që shqiptarët bëhen krenarë, për gjuhën, historinë, traditën, por edhe për këtë shtëpi të madhe ku lindin fëmijët e tyre.

Dua që Shqipëria që të përballojë me aq karakter dhe durim tërmetin dhe pandeminë, të përballen me të njëjtin karakter dhe me të këqijat e kësaj shoqërie. Politika e para duhet të përballet me vetveten për ta tejkaluar adoleshencën e saj kaq problematike, e cila ka zgjatur kaq tepër. Unë dua që nga unë i pari të nisim një përpjekje reale, serioze të vërtetë  e të vështirë sa të duash për tu bërë më të vetëdijshëm në cdo qelizë që cdo veprim që bëjmë dhe cdo hap që duam të hedhim ndikon për mirë apo keq mbi të rinjtë e këtij vendi. Unë nuk dua që mandati i tretë të ngjajë si vazhdimi i dy të tjerëve, s’kemi pse biem dakord me pahir por s’kemi pse mos dakordësinë ta kemi kaq ndotëse, kaq mbytëse, kaq ulëritëse, cilësia e bashkëjetesës demokratike nuk matet me sa shumë biem dakord por si e administrojmë mosdakordësinë.

Pushteti për mua nuk është qëllim por vetëm mjet për të arritur qëllimet. Socialistët dhe demokratët shqiptarë në cdo qytet e fshat nga jugu në veri duan ta rrisin ekonominë dhe mirëqenien, por duke e nxirë cdo ditë me ziftin e rrugëve të komunikimit mes palëve, rritja e ekonomisë dhe mirëqenies pengohet, nuk shpejtohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA