Kreu i PD, Lulzim Basha nuk e ka pranuar humbjen para PS duke thënë se ata kanë blerë votat dhe kryer shantazhe për të marrë fitoren.

Në fjalën e tij pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve, Basha tha se ndryshuan rregullat dhe cilësuan shumë vota të pavlefshme. Nuk la pa komentuar pjesëmarrjen në votime të Tom Doshit duke thënë se është përfaqësues i krimit, i cili ka theksuar se me PS do të bashkëpunojë, ndërsa me PD kurrë.

Mbetet ende i paqartë qëndrimi i Bashës për këto zgjedhje ndërsa nuk bëri asnjë koment për Fatbardh Kadillin i cili ka kërkuar dorëheqjen e kreut të PD.

Lulzim Basha: Teksa muzgu i kësaj mbrëmje po bie mbi qytetet dhe fshatrat tona, një tjetër hije po avitet në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve anë e mbanë vendit dhe kudo ndodhen. A është ky muzgu i shpresës dhe ëndrrës për ndryshim për Shqipërinë demokratike, për Shqipërinë evropiane? Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë, u deshën vite që të rrëzonim regjimin, por ia dolëm se jemi njerëz të fortë, jemi popull që beson tek demokracia. Beteja jonë për demokraci ka vijuar çdo cast anë e mbanë Shqipërisë. Besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë, do ia kthenim Shqipërisë demokracisë.

Kjo nuk mjaftoi se këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë, por me regjim që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale, ata ndryshuan Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor duke thyer rregullat. Dhjetëra vota të pavlefshme, dy herë më shumë se diferenca mes palëve, miliona euro të hedhura për blerjen e votës. Ata përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara, vodhën të dhënat personale të qytetarëve, përdorën kriminelët, shantazhuan duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale. Edi Rama bashkëpunon hapur me përfaqësues të krimit si Tom Doshi.

Ai kandidoi përsëri dhe pavarësisht kësaj, sollëm një arritje të madhe për demokraci në Shqipëri. U bëmë më të fortë, jemi më të vendosur se kurrë kushdo që mendon se do të dorëzohemi, nuk na njeh mirë. Ne do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë, do të luftojmë me gjithçka për demokracinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA