Ish-deputeti i LSI-së, Gledion Rahovica në një prononcim për “Breaking” në Top News ka kërkuar dorëheqjen e presidentit Ilir Meta.

“LSI ishte kthyer në një parti familjare. Presidenti ilir Meta duhet ëe japë dorëheqjen, besoj se ai do ta mbajë fjalën pasi thotë që është burrë që mban fjalën. Humbja e LSI vjen sepse çifti që e drejton janë me paranoja”, tha Rahovica.

Ish-deputeti i LSI-së iu bashkua PS-së në zgjedhjet elektorale të 25 prillit, së bashku me ish-deputetin Nasip Naço. Në qarkun e Beratit LSI-ja nuk arriti të marrë një mandat deputeti, duke bërë që PS-ja të fitojë pesë mandate, e ndërsa LSI-ja të mos fitojë asnjë deputet nga 2 që kishte fituar në zgjedhjet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA