
25/02 13:31
PS ka arritur të marrë shumicën e votave edhe në Kavajë.
Menjëherë pasi u mbyll numërimi në KZAZ 42, socialistët shpërthyen në festë.
Etjen Xhafaj, kandidat i PS tha për Top Channel se : është një fitore e shumëpritur dhe e mirëseardhur. Po rikonfirmohet vullneti i shqiptarëve për të vazhduar me Edi Ramën dhe PS. E sotmja mbaron me fitoren e PS por ne jemi bashkëpunues , do punojmë dhe për ata që nuk na votuan .
PS arriti të marrë 10 338 vota ndërsa PD 116 vota.
Top Channel