Kandidati për deputet i PS-së në Vlorë, i renditur i shtati në listë, Damian Gjiknuri, i cili ka falënderuar të gjithë strukturën e PS në këtë qark për punën dhe fitoren.
Po ashtu Gjiknuri nuk e ka kursyer edhe një mesazh për Presidentin, Ilir Meta, të cilit i ka kërkuar të mbajë fjalën e dhënë që nëse PS fiton 71 mandate do të dorëhiqej.
Gjiknuri: Jemi afër rezultatit të 2017 që është një rezultat historik. Falë punës së të gjithëve ne arritëm të marrim rezultatin më të thellë në Republikë. Falënderoj edhe forcat e tjera politike në Vlorë që treguan kulturë dhe demokraci. Falënderoj Presidentin që na e energjizoi fushatën dhe me qe ne e mbajtën fjalën tonë të mbajë edhe ai fjalën e tij dhe të dorëhiqet si President. Jemi të kënaqur, por mund të kishim qenë edhe më mirë nisur nga numri i votave të pavlefshme sepse ishte i lartë. Jam i bindur që do të jetë një mësim edhe për herët e tjera se puna në ekip të nderon.
I dha motiv të gjithë qytetarëve vlonjatë që ta kthenin 25 prillin atë në një referendum edhe për Presidentin dhe realisht ai na dha forcë pasi erdhi dhe na akuzoi pa të drejtë. Unë e thash edhe në fushatën përmbyllëse të PS në Vlorë që vlonjatët dinë të presin, por dinë edhe të të përcjellim dhe atë e përcollën.
Kandidatët e PS-së nga Vlora që futën në Kuvend janë: Pranvera Resulaj, Anduel Tahiraj, Vullnet Sinaj, Anila Denaj, Niko Kuri, Ilir Metaj, Damian Gjiknuri dhe kryeministri aktual Edi Rama.
Top Channel