
Numri i njerëzve që ndoqën ceremoninë e çmimeve Oskar të dielën mbrëma ishte shifra më e ulët e parë ndonjëherë, tregojnë statistikat zyrtare.
Vetëm 9.85 milionë shikues amerikanë ndoqën ceremoninë e transmetuar në ‘prime-time’ në SHBA, një rënie prej 58% nga 23.6 milionë që e ndoqën në 2020.
Interesi ndaj eventit ishte goditur prej mungesës së filmave të famshëm konkurrentë, nga lodhja e audiencave dhe zbehjen e përgjithshme që kanë pësuar ceremonitë në epokën e Covid-19.
Megjithë fitoret historike për Anthony Hopkins, Chloé Zhao e Daniel Kaluuya, vlerësimet ishin kryesisht negative.
Rrjeti ‘TV Line’ e quajti eventin “i zgjatur në mënyrë të dhimbshme”, kurse rrjeti IndieWire e quante “ceremoni çmimesh për ‘të brendshmit’, që u shemb nën peshën e vet”.
Revista Variety e përshkruante me tone më pozitive duke e quajtur ceremoninë “insistim për ruajtjen e traditës së vet”.
Prishjet e traditave të kushtëzuara nga pandemia bënë që çmimet Oscar këtë vit të zhvendoseshin nga selia e zakonshme Dolby Theater në Hollywood’s në sallën e Los Angeles, Union Station.
Çmimi Oskar për aktorin më të mirë iu dha aktorit veteran uellsian 83-vjecar Anthony Hopkins, i cili bëhet më i moshuari që fiton nderimin.
Ekspertët mendonin se çmimi do të shkonte si nderim pas vdekjes për Chadwick Boseman por portretizimi i Anthony për burrin që vuante nga demenca në filmin ‘The Father’ (Babai) gjithashtu impresionoi jurinë.
Vetë Hopkins nuk ishte prezent në ceremoni por çmimi u prit për të nga Joaquin Phoenix.
Filmi ‘The Father’ është për një familje që duhet të vuajnë dhimbjen e sëmundjeve si demenca dhe e vendos audiencën brenda mendjes së personazhit kryesor që e ka. Megjithse i komplikuar dhe disi i vështirë për t’u ndjekur, gjyqtarët vlerësuar inteligjencën e ndërtimit të subjektit.
Ndërsa filmi më i mirë u shpall “Nomadland” (Toka e Nomadëve) për të cilin fitoi edhe regjizorja e tij Chloe Zhao, ne kategorine e saj. Kjo e fundit falenderoi disa nga nomadët e vërtetë që shfaqeshin në film me atributet e aktorëve, siç ishin Bob, Linda e Swankie.
“Falemnderit që na mësuat fuqinë e rezistencës dhe shpresës, dhe që ka kujtuat se çfarë është mirësia e vërtetë”, tha Zhao.
Top Channel