(Video) Tensione në qendrën e numërimit në Delvinë/ Kryetari i KZAZ-së pretendon se kanë hyrë njerëz me autorizime të rreme
26/04/2021 15:57
Numëruesit e bashkisë Delvinë janë përfshirë në debate të forta me njëri-tjetrin, duke ndikuar në ngadalësimin e procesit të numërimit.
Diskutimi me tone të larta ka nisur mes komisionerit të KZAZ-së dhe kryetares së bashkisë Delvinë.
Shkak ishte zhurma që bëhej në ambient, pasi në qendrën e numërimit ishin shumë persona. Sipas kryetarit të KZAZ-së disa prej tyre kanë hyrë me autorizime false.
Në video, ai dëgjohet t’u bërtasë vëzhguesve dhe t’u kërkojë të dalin jashtë.
Top Channel