Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kandidati për deputet Xhemal Qefalia ka shpallur fitoren e PS për zonat rurale duke thënë se kanë arritur në numër rekord me shifrat në zonën e Kërrabës dhe të Shën Gjergjit.
Veliaj komentoi edhe liderët politik në lidhje me teoritë për seleksionimin e kutive të votimit duke thënë se janë vecse teori konspiracioni dhe theksoi se kutitë numërohen me radhë.
Veliaj: Jam i lumtur për të mbyllur këtë ditë të ngarkuar. Kemi punuar në zonat rurale. Ka teori konspiracioni që kapet kjo apo jo kuti. Për ata që nuk kanë qenë numërues, dua të sqaroj se numërohen me radhë kutitë. Kush lider politik që sajon teori të tilla, do e dinte se nuk është zgjedhja e dikujt se çfarë kutie zgjedh. Kjo është arsyeja përse keni parë shumë Xhemalin sot sepse ajo renditje e numrave dhe e kutive në zonën rurale përkon me atë që quhet Malësia e Tiranës.
Më vjen mirë që sot kemi një super rekord për PS, 70% me fitoren e Kërrabës dhe në Shën Gjergj. Një nga pyetjet që më është bërë shpesh mua dhe Xhemalit është për çfarë shkon në Kërrabë e Shën Gjergj kur ka kaq pak veta dhe kam thënë që për ne si socialist nuk është çështje me numra, por me njerëz.
Top Channel