“Punon tani”/ Celibashi bën batuta për faqen e KQZ, përcakton orën për monitorimin e KZAZ

26/04/2021 19:32

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka thënë se në orën 22:00 do të bëhet monitorimi i të gjitha qendrave të votimit për të vlerësuar procesin e numërimit.

Celibashi theksoi se do të merren sanksione ndaj kujtdo që nuk ka respektuar procesin dhe rregullat e numërimit. Ndërsa bëri të qartë se ka pasur probleme me faqen e internetit të KQZ për shkak të mbingarkesës dhe në një moment kur po hapej faqja, pati reagim të menjëhershëm duke thënë: “Ja punon tani”.

Ilirjan Celibashi: Vlerësimin në tërësi të situatës mbi fletët e votimit është shumë herët për ta bërë. Do ta bëjmë pasi të vijë gjithë informacioni. Është e rëndësishme që fletët e votimit të numërohen dhe pastaj do të shohim të gjitha problematikat. Është herët për ta bërë këtë vlerësim.

Në orën 22:00 do të bëjmë monitorimin në të gjitha qendrat e numërimit. Aty do të shihet se cila KZAZ e ka ndjekur mirë procesin e numërimit apo jo. Për ata që nuk kanë respektuar procesin dhe rregullat e numërimit, ka sanksione.

Ndarja e mandateve lidhet dhe me numrin e votave për kandidatë, kështu që kemi menduar ta bëjmë në një kohë më të vonë. Rezultatin mbi pjesëmarrjen e keni marrë gjithmonë pasi është mbyllur numërimi. Nëse do të kontrollojmë faqen e KQZ-së kur ajo punon, është edhe numri i qendrave të votimit dhe votave për secilën parti. Ja punon faqja tani. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA