Numërimi i fletëve të votimit ka përfunduar plotësisht në Delvinë, ku u votua në 23 qendra.
Sipas rezultateve në KZAZ 89, PS ka marrë fitoren me 2631. PD ka siguruar 1693, ndërsa LSI vetëm 547 vota.
Ndërsa në KZAZ 91 në Finiq është numëruar kutia e fundit dhe PS ka marrë fitoren me 1875 vota, e ndjekur nga PD me 1195 vota dhe më pas nga LSI me 167 vota.
Pas 48 orësh punë, numëruesit hoqën jelekët ndërsa do të rikthehen nesër për të numëruar votat e kandidatëve.
Rezultatet kanë dalë edhe nga KZAZ 90 në bashkinë Sarandë, ku fitoren e marrin sërish të majtët me 4765 vota, të ndjekur nga PD me 3053 ndërsa LSI ka marrë vetëm 913 vota. Të pavlefshme kanë rezultuar vetëm 416 ndërsa duhet të numërohen ende edhe 22 kuti.
Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 455,896 vota, e pasuar nga PD-AN me 365,135 vota. LSI deri më tani ka marrë 63,779 vota, kurse PSD 20,586. Nisma Thurje deri më tani ka 5,873 vota.
PS ka siguruar 75 mandate deri tani, pasohet nga PD me 57, LSI 5 dhe PSD 3.
Top Channel