Tom Doshi, kryetari i dorëhequr i PSD-së, nga Shkodra ka thënë se është i gatshëm të bëjë koalicion me PS. Në një prononcim të shkurtër për media, Doshi shprehet se me Lulzim Bashën nuk do të bashkohet asnjëherë në koalicion.
Doshi: Synoj dy mandate në Shkodër. Mendojmë edhe për dy mandate në Tiranë.
Do bëni koalicion me PS-në?
Doshi: Po jemi të gatshëm të bëj koalicion me Partinë Socialiste.
Do bëni koalicion me Bashën?
Doshi: Jo nuk do bëja asnjëherë.
Ditën e sotme në një deklaratë që ka shpërndarë për mediat, Doshi ka sqaruar se arsyet që e kanë detyruar të ndërmarrë këtë veprim janë:
Së pari due që të jem plotsisht i lirë që t’i përkushtohem me të gjitha mjetet që më ofron ligji, mbrojtjes së emnit tem prej lakimit të pavend dhe tendencioz që i asht ba kohët e fundit, duke cliruar kështu energjitë e PSD vetëm drejt misionit politik dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve.
Ky vendim asht marrë vetëm sepse së bashku me një ekip me njerëz të rinj, të përkushtuar dhe me integritet, kemi arritë objektivat që i kishim vu vetes, pra mobilizimi jonë e dha rezultatin e vet, u impenjova për fitore dhe e arritëm fitoren.
Në parlament apo jashtë parlamentit Tom Doshi asht dhe do të jetë gjithmonë me ju, sepse do të vijoj të jem në udhëheqje të PSD-së dhe nuk do t’ju braktisi asnjiherë.
Detyrimi jem politik dhe moral karshi jush, është përkushtim që i ka rranjët në historikun tem familjar dhe në bësimin në Zot që më frymëzon për t’ju shërbyer e për të përcjellë zanin tuaj në vendimet politike që ndikojnë në jetët tuaja.
Të gjithë ata që do t’ju përfaqsojnë ju në parlament do të luftojnë me mish e me shpirt për ju dhe nuk do ta tradhtojnë votën tuj, këtë impenjim e kam marrë kur ju kam kërku votën dhe këtë premtim do ta mbaj gjithmonë.
Top Channel