PAMJE/ Me grushte e shkelma brenda qendrës së numërimit të votave, momenti i dhunimit të vëzhguesit të PD

26/04/2021 23:49

Top Channel ka siguruar pamjet e dhunimit të vëzhguesit të PD brenda qendrës së numërimit të votave në KZAZ nr.30 në Tiranë.

Aty duket se si konfliktohen fizikisht tre persona duke goditur njëri-tjetrin me grushte e shkelma. Pasi policia ndërhyn dhe tërheq njërin prej tyre, vijon sherri mes dy të tjerëve dhe nuk kanë munguar goditjet për personat që kanë hyrë për të ndarë palët.

Sipas informacioneve të para mësohet se për këtë ngjarje janë shoqëruar 3 persona në polici. Në KZAZ nr. 30 ishte pezulluar procesi i numërimit të votave para rreth një ore.

Oriola Pampuri ka sqaruar detajet nga konflikti  në shkollën “1 Maji” në Tiranë ku ndodhet KZAZ 30 dhe pretendon se është dhunuar një përfaqësues i PD.

“PS dhe PD janë paraqitur tek dera e shkollës. Brenda ishin dy persona që kishin badgen e KQZ, në momentin kur po nisnin procesin e numërimit ngacmuan dhe dhunuan, përgjakën vëzhguesin e PD së bashku me të afërmin e tij duke krijuar një atmosferë dhune. Kur pyetëm se kush ishin këta persona, vëzhguesit e PS, përfaqësuesit e PS dhe të kqz nuk i njihnin. Ata janë persona të paidentifikuar, dhunues që u paraqiten me badge.

Dy përfaqësuesit nga KQZ nuk kishin infgormacion për këta persona. Jashtë më thonë se janë dhunuar dhe djem të tjerë, përfaqësues të PD. Ishin dy persona që i ngacmuan vëzhguesit tanë. Unë kam qenë gjithë kohës këtu brenda dhe persona të tjerë dhunuan përfaqësuesin e PD”, tha Pampuri.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel