Ndërpritet procesi i numërimit në Rrogozhinë/ Momenti i sherrit jashtë qendrës së numërimit (VIDEO)
26/04/2021 17:24
Një përplasje e dhunshme ka nisur mes simpatizantëve të forcave politike jashtë qendrës së numërimit.
Top Channel ka siguruar momentin e ofendimit mes tyre me fjalë të rënda dhe përplasjen fizike. Burime bëjnë me dije se dyshohet të jenë simpatizantë të Partisë Socialiste dhe debati ka nisur për shkaqe banale.
Pas nisjes së sherrit, disa numërues kanë ndërprerë numërimin dhe janë përfshirë në përplasjen fizike. Ndërkohë policia ka shoqëruar pesë persona deri tani.
Para se të ndërpritej procesi i numërimit të votave, PS kryesonte me një diferencë prej 600 votash nga PD.
Top Channel