Kutitë hapen në mënyrë selektive? Celibashi e mohon në mënyrë kategorike: Gjithçka është bërë sipas rendit

26/04/2021 19:39

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka mohuar që kutitë me fletët e votimit të jenë hapur në mënyrë selektive duke thënë se gjithcka është bërë sipas rendit.

 “Nga verifikimi që ka bërë KQZ të këtij shqetësimi, në mënyrë kategorike nuk rezulton që numërimi, hapja e tyre, të jetë bërë në mënyrë preferenciale.

Nga ajo që ka bërë KQZ, janë respektuar rregullat sipas ligjit. Kjo është kategorike kështu! Të gjitha këto që janë nën 30% ku përfshihet edhe Tirana janë KZAZ ku numërimi është duke ecur ngadalë. Në disa prej tyre nuk është se ka pasur mungesë të komisionerëve. Kanë bërë 2-3 orë pushim gjatë kohës së drekës pasi kanë që të shtunën në punë. Dhe në raste kur prezenca ka qenë, ka pasur ngadalësi në proces. Se sa është për shkak të ndikimit nga jashtë apo lodhjes së tyre, nuk e them dot”, tha Celibashi.

Në lidhje me një incident në një qendër numërimi në Rrogozhinë për shpalljen e 200 votave të pavlefshme, Celibashi tha Komisioni e vlerëson nëse ka parregullsi në kuti.

“Nëse fletët e votimit janë pa vulë, janë të pavlefshme. Pavarësisht numrit të tyre, kuti të pavlefshme s’ka, ka kuti të parregullt, Nëse fletët e votimit, i vlerëson Komisioni i Numërimit të pavlefshme”, pohoi Celibashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA