Procesi i votimit po vazhdon në çdo qendër votimi në vend, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Përfaqësuesja e KQZ-së tregon në një deklaratë për mediat: “Aktualisht që flasim nuk ka asnjë problem. Tashmë procesi i votimit vazhdon, dhe në qendrat që kishte ndërprerje të përkohshme. Aplikacioni vijon të jetë funksional.

Operatorët kanë filluar të transmetojnë të dhënat, jo vetëm për pjesëmarrjen, por dhe ecurinë e të gjithë procesit. Këto pajisje janë kthyer në mjete komunikimi”.

Përqindja e pjesëmarrësve në rang vendi, që deri në orën 16:00 është 38.59%, përfaqësuesja e KQZ sqaron se është vetëm nga të dhënat e 1612 qendrave të votimit, nga 5199 që janë në total. “E njëjta mënyrë e përcjelljes së rezultatit ka qenë e njëjta si në vitet e shkuara”, shton ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA