Shkodër, shpërthim me eksploziv në qendër të qytetit
25/04/2021 01:21
Një shpërthim me lëndë plasëse sapo është regjistruar në qendër të qytetit të Shkodrës, pranë universitetit ‘Luigj Gurakuqi’.
Policia njofton se shpërthimi ndodhinë lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në hyrje të dyqanit “Elektrotek” (Hidrosanitare) që administrohet nga shtetasi Gj.M. Raportohen vetëm dëme materiale.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Nuk dihet nëse shpërthimi mund të ketë lidhje me tensionet e zgjedhjeve.
Top Channel