Më 25 prill, Kosova regjistroi katër viktima nga koronavirusi. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po ashtu njoftoi se janë shënuar edhe 227 raste të reja me sëmundjen, COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (73 vjeç), Rahovec 1 rast (60 vjeç), Shtime 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Rastet e reja me COVID-19 dalin pas testimit të 3.010 mostrave, tha IKSHPK-ja.

Në 24 orët e fundit, sëmundjen COVID-19 e kanë mposhtur 615 pacientë.

Që prej 13 marsit, 2020, deri më 25 prill, 2021, Kosova ka regjistruar 104.042 raste me COVID-19, 2.129 viktima dhe 91.427 të shëruar.

Raste aktive vazhdojnë të jenë 10.486.

Top Channel