Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi është rikthyer të flasë për mbrojtësin kuqezi, duke e cilësuar si një nga më të mirët në sfidën që Napoli fitoi me rezultatin e thellë 5-2 ndaj Lazios të enjten në mbrëmje.

“Hysaj ka qenë mjaft i rëndësishëm për napolin në fitoren ndaj Lazios. Ai rikuperim fantastik i topit ndaj Lazzarit dhe më pas nisja e aksionit të golit bënë që vendasit të hidhnin bazat e fitores së ndeshjes”, deklaroi Giuffredi.

Kontrata e Hysajt me Napolin përfundon në fund të këtij sezoni dhe bisedimet për rinovim janë ndërprerë, ndërsa Giuffredi flet me superlativa për mbrojtësin shkodran dhe pranon se po negocion me 4-5 skuadra të një niveli të lartë. “Është një lojtar i dorës së parë dhe meriton të luajë në një klub të dorës së parë. Jemi në negociata me 4-5 klube, tre prej të cilave italiane, megjithatë vetëm në fund të sezonit do të mund të zbulohet e ardhmja e tij”, deklaroi menaxheri italian.

Elseid Hysaj po mbyll sezonin e tij të 6 me fanellën e Napolit, ku u transferua verën e 2015-ës bashkë me trajnerin Maurizio Sarri nga Empoli, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka luajtur 219 ndeshje dhe ka shënuar edhe një gol.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA