Vetëplagosja e 18-vjeçares brenda hotelit në Tiranë, arrestohet Erisjaldo Gjuta për moskallëzim krimi dhe armëmbajtje pa leje
Një çift bashkëshortësh janë goditur më karrige, ku sipas tyre kjo ka ndodhur pasi nuk lejuan nënë e tyre të votonte.
Personi i dëmtuar është Ardian Avdolli bashkë me bashkëshorten e tij. “Atje pra në qendër votimit, nuk e lejuan dhe e shtynë, e goditën. Ata janë dy vëllezër djem të kryeplakut, na goditën me karrige”, tha ai.
Ndërkohë, sekretari i kësaj qendre votimi ka dhënë një sqarim për mediat, ku thotë se çifti bashkë me djalin, instistuan të votonin familjarisht: “Erdhën disa familjarë për të votuar familjarisht. Vëzhguesi i Partisë Demokratike i kundërshtoi, i tha nuk e lejon ligji të votosh familjarisht.
Ndërkohë, ata protestuan me dhunë dhe u konfliktuan me komisionerin e PD-së. Më pas, në rrëmujë e sipër kanë dalë në korridor, komisioneri i tha nuk lejohet, i biri vajti e kapi. Nuk arritëm t’i shpjegonim, ik se do votoj thoshte”.
Top Channel